![](https://opk-rks.org/wp-content/uploads/2021/12/Foto-Default-OPK.jpg)
Më dt. 23.01.2021 Oda e Përmbaruesve të Kosovës mbajti Kuvendin e Rregullt, në të cilin u zgjodhën organet e Odës (Bordi, Këshilli Drejtues, dhe Kryetari). Pas raportimit të Kryetarit për zhvillimin e vitit 2020, Kuvendi diskutoi dhe propozoi disa anëtarë për Bordin e ri. Propozimet ishin të larmishme dhe – pas votimit të fshehtë – u zgjodh Bordi i ri, në të cilin disa anëtarë u rizgjodhën ndërsa disa u zgjodhën rishtas, si në vijim: zt. Destan Bujupaj, zt. Zija Bala, zt. Rushit Hoxha, zt. Kushtrim Musa, zt. Arsim Bajraktari, zt. Sheremet Livoreka, dhe zt. Arben Gashi. Po ashtu, Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit të Kontrollit: zt. Ilmi Miftaraj-Kryetar, zt. Valdrin Beka-Anëtar dhe zt. Ilir Mulhaxha-Anëtar. Pas kësaj, Bordi i Sapozgjedhur zgjodhi Kryetarin i cili sipas detyrës zyrtare është edhe Kryetar i Odës, dhe për këtë situatë u rizgjodh zt. Arben Gashi.
![](https://opk-rks.org/wp-content/uploads/2021/01/142209399_850092425846277_7157412582979897345_n-2000x1500.jpg)
![](https://opk-rks.org/wp-content/uploads/2021/01/142916885_4041817015836515_1268928454082022306_n-2000x1500.jpg)
![](https://opk-rks.org/wp-content/uploads/2021/01/142621553_407847183847178_6359853388927965639_n-2000x1324.jpg)