Më dt. 31.08.2020 Kryetari i Odës së Përmbaruesve zt. Arben Gashi, i shoqëruar nga Anëtari i Bordit zt. Atip Mustafa dhe Shefja e Shërbimit Profesional znj. Florina Ramadani, u takuan me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës zt. Sami Mazreku Drejtor Ekzekutiv dhe zt. Venhar Hana Shef i Zyrës Ligjore, për të diskutuar disa çështje të bashkëpunimit të ndërsjellë. Çështja më e rëndësishme aktualisht për të dyja palët është Ligji për Automjete, dispozitat e caktuara të këtij ligji dhe efektet e tyre në çështjet e sigurimit si dhe procedurën e përmbarimit. Në fund, u arrit pajtimi që të dyja palët ta rrisin bashkëpunimin mes tyre, si dhe të ofrojnë perspektivën dhe përvojën e tyre për Ministrinë e Infrastrukturës sapo të fillojë ndryshimi i Ligjit në fjalë!