Kryetari I OPPK-së z. Arben Gashi priti në takim kryetarin e ri të odës së notereve z. Aliriza Beshi

Në zyrat e Odës së Përmbaruesve Privat, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat Z. Arben Gashi priti në takim Kryetarin e Odës së Noterëve të Kosovës z. Aliriza Beshi dhe Udhëheqësin e Shërbimit Administrativ në Odën e Notereve Z. Erdon Gjinolli. Kryetari Gashi fillimisht e uroi z. Beshi për zgjedhjen në postin e Kryetarit të ONK-së, duke i uruar suksese në punën e mëtutjeshme, duke shprehu r gatishmërinë e bashkëpunimit të dy institucioneve në të ardhmen. Z. Gashi shtoi se dy profesionet kanë nevojë për një bashkëpunim të frytshëm në lehtësimin e punës së institucioneve gjegjëse, krijimin e lehtësirave për qasje në drejtësi të qytetareve si dhe për shtimin e besimit të përgjithshëm në sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

Çështje kyçe që u diskutua gjatë takimit ishte rëndësia e akteve noteriale në procedurën përmbarimore, dhe qartësia e këtyre akteve në rast përmbarimi.

Kryetari i Odës së noterëve Z. Beshi theksoi se sistemi noterial dhe ai përmbarimor po vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemin të drejtësisë, ashtu që nga krijimi i këtyre dy profesioneve të lira ligjore gjykatat janë shkarkuar nga një numër i madh i lëndëve/rasteve,.

Pothuajse i tërë takimi u fokusua rreth klauzolave përmbarimore të akteve noteriale, përmbajtjes së tyre si dhe rëndësisë së tyre në krijimin e sigurisë juridike si për qytetarët ashtu edhe për përmbaruesit dhe noterët.

Përfundimisht, dy kryetarët u dakorduan që takimi i radhës mes dy odave të ketë një shtrirje më të gjerë, ku do të mund të diskutoheshin dhe unifikoheshin këto klauzola përmbarimore, krejt kjo në të mirë të qytetareve, institucioneve bashkëpunuese dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Add your Comment