Oda e Përmbaruesve Privat dhe AKK avancojnë bashkëpunimin drejtë digjitalizimit të plotë të shërbimeve

Publikuar më: 24 tetor 2025

Imazhi i fotos regimi

Në kuadër të përgatitjeve për lansimin e sistemeve të reja digjitale kadastrale, përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës zhvilluan një takim pune me drejtuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), të kryesuar nga drejtori ekzekutiv, z. Avni Ahmeti.”

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e të dhënave në kohë reale ndërmjet AKK-së dhe Odës, si dhe për harmonizimin e proceseve përmes digjitalizimit të plotë të shërbimeve.

Përmbaruesit privat do të kenë mundësinë që shënimet e përmbarimit dhe urdhrat për bartje të pronësisë t’i shënojnë në menyrë elektronike në sistemin kadastral, duke eliminuar procedurat fizike dhe duke mundësuar një qasje më të shpejtë, më efikase dhe më transparente për qytetarët. Përmes kësaj nisme, AKK dhe Oda e Përmbaruesve Privat po vendosin themelet e një bashkëpunimi modern dhe afatgjatë që kontribuon në ndërtimin e një administrate digjitale, inovative dhe të hapur ndaj qytetarëve dhe profesionistëve të fushës.

Reagimi

Dokumenti per reagim Foto 1 reagimi