Nënshkruhet Memorandumi OPPK-AKK, Reshani: Avancimi i sistemit kadastral, lehtësim i jashtëzakonshëm për punën e përmbaruesve

Publikuar më: 07 nëntor 2025

Imazhi i fotos regimi

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në kuadër të projektit për avancimin dhe zhvillimin e sistemeve kadastrale, sot ka nisur trajnimin e parë me përmbaruesit privatë. Ky trajnim shënon një hap thelbësor drejt konsolidimit të proceseve digjitale dhe arritjes së jashtëzakonshme të digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale në Republikën e Kosovës.”

Takimi i sotshëm u zhvillua në një atmosferë proaktive dhe bashkëpunuese, ku përmbaruesit privatë patën mundësinë të diskutojnë gjerësisht dhe të zhvillojnë një seancë të frytshme pyetjesh dhe përgjigjesh me ekspertët e AKK-së. Pjesëmarrësit shfaqën interes të thellë, duke ngritur çështje praktike dhe duke ofruar propozime operacionale që dëshmojnë vullnetin për aplikimin e menjëhershëm të zgjidhjeve të reja teknologjike.

Në fjalën e tij, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, z. Mehdi Reshani, theksoi rolin jashtëzakonisht konstruktiv që zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë pasur gjatë gjithë fazës së krijimit dhe modifikimeve të sistemit të ri informativ. Ai theksoi se ky avancim do të sjellë lehtësira të mëdha për përmbaruesit, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe duke përshpejtuar zgjidhjen e lëndëve në afat. Kryetari Reshani shprehu gatishmërinë e plotë që ky bashkëpunim i shkëlqyer të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, falënderoi Kryetarin e Odës dhe të gjithë përmbaruesit privatë për bashkëpunimin konstruktiv të deritanishëm. Z. Ahmeti rikonfirmoi gatishmërinë e AKK-së për të vazhduar këtë partneritet dhe siguroi përmbaruesit se çdo sfidë teknike që mund të shfaqet gjatë përdorimit të sistemit do të trajtohet me prioritet nga përfaqësuesit e agjencisë.

Ky partneritet i formalizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve dëshmon punën e palodhshme dhe arritjet e përbashkëta. Implementimi i risive teknologjike jo vetëm që do të thjeshtojë ndjeshëm punën e përditshme të përmbaruesve, por gjithashtu do të reduktojë nevojën për paraqitje fizike të qytetarëve në zyrat kadastrale, duke shënuar një modernizim të prekshëm të shërbimeve në vend.

Foto

Foto 1 nga takimi
Foto 2 nga takimi
Foto 2 nga takimi
Foto 2 nga takimi
Foto 2 nga takimi
Foto 2 nga takimi