Sot, në një frymë profesionale dhe bashkëpunuese, Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës zhvilloi punimet e Kuvendit të saj të Rregullt. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për llogaridhënien dhe planifikimin strategjik të Odës, duke bërë bashkë anëtarët për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e vitit që lamë pas.
Gjatë punimeve të Kuvendit, u prezantua në mënyrë të detajuar Raporti Vjetor i Punës për vitin 2025. Pas diskutimeve konstruktive, anëtarët e Kuvendit miratuan raportin, i cili dokumenton progresin e arritur në rritjen e efikasitetit të sistemit përmbarimor dhe transparencën financiare të Odës.
Një fokus i veçantë iu kushtua zhvillimit profesional të vazhdueshëm. Kuvendi diskutoi dhe propozoi temat e trajnimeve për vitin 2026, duke synuar avancimin e mëtutjeshëm të kompetencave të përmbaruesve privatë në përputhje me ndryshimet ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Për më tepër, gjatë këtij sesioni u bë plotësimi i komisioneve të rregullta të Odës, duke siguruar funksionalitet të plotë të të gjitha strukturave vendimmarrëse.
Në fund të takimit, u trajtuat tema me interes të përgjithshëm që prekin drejtpërdrejt avancimin e profesionit të përmbaruesit në Kosovë. Diskutimet u mbyllën me një vizion të qartë për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve te ky sistem, duke e konsideruar vitin 2026 si një vit të rritjes profesionale dhe stabilitetit institucional.