
Në ambientet e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK), u mbajt një takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të OPPK-së dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK). Ky takim u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndër-institucional dhe koordinimit të qasjeve të përbashkëta mes profesioneve të lira në Kosovë.
Nga ana e OPPK-së, të pranishëm ishin Kryetari Z. Mehdi Reshani, Nënkryetari Z. Driton Govori, anëtarët e Bordit Ekzekutiv Z. Sefer Arifi, Z. Kushtrim Metaj, si dhe Udhëheqësi i Shërbimit Profesional Z. Mervan Zejnullahu. Oda e Ndërmjetësuesve u përfaqësua nga Kryetarja e saj, Znj. Ganimete Xhelili.
Gjatë takimit u diskutuan tema kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë përmbarimin efikas të marrëveshjeve të ndërmjetësimit, promovimin e metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, dhe harmonizimin e praktikave profesionale. U theksua rëndësia e bashkëpunimit në trajnime, tryeza diskutimi dhe koordinimi i qëndrimeve në raportet ndërinstitucionale të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë.