Oda e Përmbaruesve dhe Shoqata e Bankave vazhdojnë bashkëpunimin: Fokusohën te efikasiteti dhe digjitalizimi

Oda e Përmbaruesve Privatë e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës zhvilluan së fundmi një takim me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky takim theksoi rëndësinë e përmirësimit të procedurave përmbarimore për të siguruar shërbime më efikase dhe të qëndrueshme për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës.

Një pikë qendrore e diskutimit ishte avancimi teknologjik dhe digjitalizimi i proceseve. Pjesëmarrësit u pajtuan se përdorimi i teknologjisë moderne është thelbësor për zbatimin më efektiv të ligjit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në ngritjen e marrëdhënieve mes dy sektorëve kryesorë. Forcimi i bashkëpunimit mes përmbaruesve dhe bankave jo vetëm që do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve të përmbarimit, por gjithashtu do të hapë mundësi për zhvillim të mëtejshëm, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik në Kosovë. Oda e Përmbaruesve mbetet e përkushtuar për bashkëpunim konstruktiv me të gjithë akterët relevantë.