Assembly

Kuvendi i Odës përbëhet nga të gjithë përmbaruesit privat dhe zëvendësit e përmbaruesve privat të regjistruar në regjistrin e Ministrisë.

Kuvendi i Odës është kompetent për:

  • Nxjerrjen e statutit të Odës, rregullave të procedurës së përmbaruesve privat dhe akteve tjera të përgjithshme të Odës;
  • Përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe anëtarëve të tjerë të Odës;
  • Vendos për shumën e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrën e pagesës së saj;
  • Vendos për çështjet e parashikuara me këtë ligj dhe statutin e Odës.

Mbledhja e Kuvendit të Odës

Kuvendi mbledhjet e rregullta i mban një herë në vit, dhe atë gjatë tre muajve të parë të secilit vit kalendarik.

Kuvendi sipas nevojës mund të mbaj edhe mbledhjet e jashtëzakonshme. Mbledhjet e jashtëzakonshme mund të thirrën me:

  • Iniciativë të Kryetarit të Odës;
  • Vendim të Bordit Ekzekutiv të Odës;
  • Kërkesën e 1/3 (një e treta) e anëtarëve të Odës;

Mbledhja e Kuvendit përgatitet nga Bordi Ekzekutiv i Odës, duke bërë njoftimin me shkrim për të gjithë anëtarët e Odës sa i përket kohës, vendit dhe agjendës së Kuvendit, të paktën 2 (dy) javë përpara.

Anëtarët e Odës duhet të marrin pjesë personalisht në mbledhjet e Kuvendit.

Pjesëmarrja në Kuvend është e obligueshme, në rast të mungesës, anëtarët, obligohen që ta paraqesin arsyetimin e mungesës së tyre me shkrim Kryesuesit të Kuvendit.

Në punën e Kuvendit mund të ftohen edhe mysafirë.

Kuvendin e hap dhe e drejton Kryetari i Odës në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit apo në mungesë të tij zëvendësi i Kryetarit të Bordit Ekzekutiv, ndërsa në mungesë të të dyve, nga, anëtari më i vjetër i Kuvendit.

Anëtarët e Kuvendit vetë i mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes së tyre në Kuvend.

Për të gjitha mbledhjet e Kuvendit, mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga Kryesuesi i Kuvendit dhe nga procesmbajtësi i cili caktohet nga Kryesuesi i Kuvendit. Vendimet arsyetohen në procesverbal vetëm nëse Kuvendi e konsideron të përshtatshme një gjë të tillë. Me kërkesë të ndonjë anëtari të Odës që mban opinion kundërshtues sa i përket një vendimi të miratuar në Kuvend, përmbajtja e opinionit kundërshtues do të shënohet në procesverbal.

Procesverbali i Kuvendit u dërgohet të gjithë anëtarëve të Odës dhe Ministrit të Drejtësisë.

Miratimi i vendimeve të Kuvendit

Kuvendi ka kuorumin e nevojshëm nëse të paktën 2/3 (dy të tretat) e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Odës janë të pranishëm në Kuvend.

Vendimet e Kuvendit miratohen me shumicë të thjeshtë të votave.

Në rast të numrit të barabartë të votave për dhe kundër në lidhje me vendimet e Kuvendit, ato vendime konsiderohen të aprovuara, përveç në rast të zgjedhjeve për organet e Odës.

Një anëtar i Odës nuk do të votojë në rast se çështja për të cilën do të merret vendimi ka të bëjë me të, përveç në rast të zgjedhjeve në organet përkatëse të Odës.

Vendimet e Kuvendit si rregull miratohen me votim publik, përveç votimit për zgjedhjen e të gjitha organeve të Odës apo me kërkesën e të paktën ¼ (një e katërta) të anëtarëve të Kuvendit.