Sot më dt. 03.09.2020 u nënshkrua , lidhur me vendosjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në emër të Odës, Kryetari Arben Gashi e falënderoi Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë zt. Fejzullahu për mirëkuptimin e treguar në kërkesën e Odës për bashkëpunim, si dhe shprehu gatishmërinë e Odës që të organizojnë trajnime të përbashkëta, të shkëmbejnë përvojat e tyre në fushat përkatëse, si dhe të punojnë për çfarëdo çështje të interesit të drejtësisë. Ndërsa, zt. Fejzullahu shprehu kënaqësinë e tij që Akademia e Drejtësisë po e zgjeron bashkëpunimin tani edhe me Odën e Përmbaruesve si dhe shprehu gatishmërinë që Akademia të jetë organizatore e trajnimeve për përmbaruesit, me qëllimin që të rritet profesionalizmi i përmbarimit si shërbim. Në fund, Kryetari Gashi dhe Drejtori Fejzullahu u pajtuan që Oda mund të dërgojë propozime për tema ose çështje konkrete të trajnimeve ose seminareve që përmbaruesit e shohin të nevojshme të marrin pjesë.