Kryetari i Odës së Përmbaruesve vizitoi Odën e Avokatëve të Kosovës

Më dt. 19.06.2020 Kryetari i Odës së Përmbaruesve të Kosovës (OPK) zt. Arben Gashi takoi Kryetarin e OAK zt. Behar Ejupi.
Kryetari z.Gashi e uroi z.Ejupin për zgjedhjen në pozitën e Kryetarit dhe i dëshiroi shëndet, sukses dhe realizim të çdo projekti.
Gjatë takimit, Kryetarët biseduan për tema që lidhen me aktivitetet e tyre dhe u pajtuan që ka shumë fusha të interesit të ndërsjellë për bashkëpunim në të ardhmen.
Po ashtu, kryetarët u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në të gjitha fushat, veçanërisht në procesin e reformave në drejtësi dhe hartimit të legjislacionit, konkretisht në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesëve privat.
Lidhur me këtë çështje, OPK dhe OAK do të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën dhe në vazhdimësi do t’i harmonizojnë kërkesat dhe nevojat përkatëse.

Add your Comment