
Oda e Përmbaruesve Privatë e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me punën e tyre ku i njëjti ka pohuar se mbi 10 milionë euro nga borxhi prej 35.8 milionë euro për kontratat kolektive do të përfundojnë në xhepat e përmbaruesve gjatë këtij viti. Sipas tij, përmbaruesit kanë abuzuar me tarifat përmbarimore.”.
Bordit Ekzekutiv i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosoovës i konsideron deklaratat e Ministrit, të bëra në Facebook, si të pa vërteta dhe të pa pranueshme.
Sipas Odës së Përmbaruesve, akuzat e Ministrit Murati për “abuzim me tarifat” dhe delegjitimimi i kontratave kolektive janë bërë në mënyrë të përgjithësuar, pa analizë të mirëfilltë, pa informacion dhe paushalle, gjë që do të ishte më së paku e pritshme nga një ministër i financave.
Në reagimin e saj, Oda thekson se përmbaruesit privatë “zbatojnë ligjin, nuk e krijojnë atë”. Tarifat e tyre nuk caktohen sipas dëshirës, por janë të përcaktuara qartë me Ligjin Nr. 04/L-139 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2014. Për më tepër, puna e përmbaruesve është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë, përmes Njësisë Mbikëqyrëse.
Oda sqaron se procesi i përmbarimit nuk është një dëm për shoqërinë, siç mund të krijohet perceptimi, por një mekanizëm ligjor thelbësor për shlyerjen e detyrimeve në rastet kur debitorët nuk i përmbushin vullnetarisht borxhet e tyre. Ky mekanizëm siguron të drejtat dhe rrit sigurinë juridike në Republikën e Kosovës.
Oda e Përmbaruesve shpreh shqetësimin se kjo nuk është hera e parë që reputacioni i përmbaruesve privatë dëmtohet nga deklarata “të bujshme e populiste” të akterëve politikë, të cilat janë kryesisht të përgjithësuara dhe të paanalizuara.
Për shkak të asaj, Oda e Përmbaruesve kërkon nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, “të tërhiqet nga deklarata e tij e pamatur”, e cila sipas tyre, rëndon mbi reputacionin e tyre dhe krijon “dyshim e amulli institucionale”.
Ky është reagimi i plotë i Odës: